Mjekët në UEFA: ‘Luhet përmes një protokolli’

Një mendim zyrtar, për të nisur me aktivitetet sportive në Europë e ka dhëne sot profesori Tim Meyer. Presidenti i Komisionit Mjekësor të UEFA-s tha :

Në diskutimin e kthimit të futbollit në nivel elitar, shëndeti i lojtarëve, dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në ndeshje të mundshme por dhe të publikut ka një rëndësi parësore “

Të gjitha Federatat e futbollit që po planifikojnë të rifillojnë garat e tyre do të hartojnë protokolle të plota që diktojnë kushtet shëndetësore dhe operacionale duke siguruar që shëndeti i personave të përfshirë në ndeshje të mbrohet dhe të ruhet integriteti i politikave publike.

Në këto kushte dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin vendor është padyshim e mundur të planifikoni rifillimin e garave të pezulluara gjatë sezonit 2019/20″-
tha Presidenti i Komisionit Mjekësor të UEFA -s Tim Meyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!