Udhëzime ‘falas’, Luarenti garanton profesionistët

FSHF, vijon të punojë nga kushtet e izolimit. Kryesisht te udhëzimet përkatëse për profesionistët dhe futbollistët e moshave.

Sot, zv.përgatitësi atletik i skuadrës kombëtare, Luka Laurenti, së bashku me Iris Selimin, shpjeguan përmes një video ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri tek mosha U-15 meshkuj dhe femra.

Përgatitje atletike në kushtet e shtëpisë.

Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19. Zv.përgatitësi atletik i skuadrës kombëtare, Luca Laurenti së bashku me Iris Selimin do të shpjegojnë sot ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri tek mosha U-15 meshkuj dhe femra.

Sipas udhëzimit gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.”-shkruan FSHF.(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!