Duka: “Varka e vogël, del në breg…”

Sot Armand Duka, presidenti i FSHF-së, i ftuar te ‘Dribling’ në Fox News në lidhje Skype,tha se futbolli shqiptar do arrijë të rezistojë në kushtet e pandemisë totale.

Kreu i institucionit të lartë sportiv, përsëriti frazen e javëve të fundit duke thënë se FSHF, do të zhytet në borxhe dhe do ndihmojë sipas një pakete të mirëmenduar të gjithë protagonistët e lojës së futbollit.

I treguat shtetit se ia dilni vetëm?

Nuk jemi këtu për karshillëk askujt, jemi për aktivitetin tonë, lojën tonë. Qoftë dhe në atë kërkesë tonën qeverisë për të patur në vemendje futbollin. Për tju gjendur pranë njerzëve tanë, për të kaluar mirë këtë krizë.

Antar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, keni marrë garanci për vazhdimësinë?

Deri tani jemi bazuar në forcat tona. Të ardhurat tona, në ato pak rezerva që kemi krijuar në menaxhimin e futbollit. Për të përballuar këtë paketë financiare të sportistëve të trajerëve etj, edhe pse është e pamjaftueshme .

Nëse do kemi ndonjë ndihmë nga UEFA dhe FIFA do ishte mirë. Në të kundërt ne e kemi predikuar dhe deklaruar se do marrim një borxh që e shlyejmë me forcat tona.

Kritere më të forta licenimi në sezonin e ri?

Ngjarjet e fundit nuk janë favorizuese duke patur parasysh realitetin shqiptar. Duke patur parasysh mënyrën se si financohen klubet tona. Sponsorizimet nuk do sjellin asnjë avantazh, është një lojë e ligjit të mëparshëm dhe që tani ka kaluar. Ne do jemi këtu dhe do flasim më vonë. Nga ai ligj do vijnë zero lek në sport‘- ndër të tjera….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!