Duka në versionin Duka, ‘shpëtoj futbollin, ndërtoj stadiume…’

Si rrallë herë, presidenti i FSHF-së Armand Duka, ngujuar në një ambient të improvizuar, ka folur për të gjitha obsionet e futbollit shqiptar. Për Supersport, Duka ka shpjeguar paketën ndimëse.

Atë që ai dhe Komiteti Ekzekutiv në Federatë, kanë vendosur për të vënë në dispozicion të pjesës më të madhe të klubëve dhe hallkave të tjera në sherbim të tij.

Kreu i FSHF-së mezi pret ti dalin në shteg pyetjet lidhur me qeverinë e cila së fundi, nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Federatës për ta përfshirë futbollin në paketën e emergjencës qeveritare të ndihmave.

Gjën një argument për të listuar (në kundërshtim me pikën e fundit të platformës së KE) ekipet e bashkisë së Shkodrës dhe Vlorës. “Jam tifoz i Vllaznisë, ndaj e kam menduar të jetë e përfshirë. Së bashku me Flamurtarin”

Duka, nuk e mohon faktin se ka nisur punën për të ndërtuar në bashkëpunim me qeverinë qëndrore dhe bashkinë Fier një stadium të ri në Fier.

Tirana ka pak shanse të fitojë titullin në tavolinë. Duka thotë do luajmë…

Flet Duka:

Federata e parë që jep ndihmë?

 “Ne jemi një federatë që administrojmë shtëpinë e futbollit në Shqipëri. Duke shfrytëzuar ato financa që kemi, kemi vendosur të bëjmë këtë paketë financiare që mund t’i vijë në ndihmë të gjithëve. Nga kjo do të fitojnë të gjithë, futbolli i moshave, ekipet e femrave. Sot administrata e federatës ka filluar procedurën dhe ka nisur shpërndarjen.

Nuk jam i sigurtë për numrin që do të fitojë nga kjo. Buxheti është 40 milionë dhe mendoj se do të fitojnë të gjithë. Ndoshta edhe ndonjë gabime mund të ndodhë. Kjo është si ajo dasma ku ftoi të gjithë dhe i dha dhuratë dhe më pas u mërzitën pse i dhe atij pse këtij. Kjo është një ndihmë financiare meqë loja ka ndaluar. Kemi bërë ndarjen që të gjithë të jenë të barabartë në këtë situate”.

Autogol, përfshirja e Vllaznisë e Flamurtarit ? 

E kemi diskutuar gjatë dhe kemi argumentet tona. Duke marrë parasysh situatën në të cilën jemi. Qeveria thotë se biznes duhet të paguajë vetë punëtorët, në këtë situatë nuk ka arsye pse të paguajmë për bashkitë, të cilat kanë buxhetet e tyre për të paguar. Bashkia ia u sigurinë pagesat klubet dhe kemi menduar ti vendosim në kushte të barabarta. Nuk është koha të formalizojmë ekonominë në këtë situatë.

Uroj që shumë shpejt të jemi në kushte të mira. Te klubi ku drejton vëllai i kryeministrit, ka një pagë aty dhe paguan sigurime. Besoj se do e marrin pagën dhe do e japin për ata që kanë më shumë nevojë. Përgjysmimi i pagave, nuk ka ndodhur për ato të vogla. Janë përgjysmuar pagat e larta, kryesisht stafi i kombëtares, trajneri dhe të tjerët, të cilëve iu kemi kërkuar atyre një mirëkuptim dhe ndihmë. “

Burimi i këtyre lekëve?

 “Në vendimin e komitetit ekzekutiv, burimi u konsiderua humbje. E kemi parashikuar vetëm një pagesë por vetëm për një muaj, nëse vazhdon do jetë edhe për muajin tjetër. Kemi parashikuar të marrim një kredi, të cilën do e shlyejmë nga buxheti i ardhshëm.

Nëse kemi një ndihmë nga FIFA atëherë nuk kemi pse të marrim kredi. Dje ka qenë një koincidencë që ne kemi deklaruar këtë projekt dhe presidenti i FIFA-s shpërndau një mesazh. Aty thuhej se FIFA po mendon për ndihmë financiare. Unë i kam dërguar një mesazh falënderimi. Ka pasur një mbështetje nga FIFA për të gjithë, jo vetëm për tani por edhe nëse kemi nevojë më vonë”.

Keqardhje për Ramën që nuk të mirëkuptoi? 

Komunikimi ka qenë institucional, ne kemi kërkuar që në paketat financiare të përfshihet edhe futbolli. Jo vetëm që nuk e përshin, por ka thënë se nuk është formal dhe nuk meritojmë. Futbolli është formal dhe vëllai i tij te Partizani nuk është?! Kjo nuk është e vërtetë pasi futbolli shqiptar është formal. Në jemi përgjegjës që disa i kemi lënë infromal, por nuk duhen lënë.

Të gjithë klubet dhe futbollistët në Superiore kanë paga shumë më të mëdha se kaq sa dhamë ne. Mendojmë se në të ardhmen klubet duhet të reduktojnë pagat nëse kanë probleme. Asnjë nuk mund të prishë kontratën. Mund të ndodhë vetëm me mirëkuptimin e dy palëve. Merkato do ndryshojë, ku do të përshtatet me situatën dhe do të shtyhet”.

Ndërtimi i stadiumit të Fierit? 

Kemi pasur një diskutim me Bashkinë, që të ndërtohet një stadium në bashkëpunim mes FSHF dhe Bashkisë me Fierin. Por vetëm ide…ka pasur dhe një ‘maket’. Ne duam të realizojmë ”.

Jepet titulli në tavolinë

Objektivi është që e gjithë Europa mbarojë kampionatet në fund të korrikut. Nëse kampionatet nuk do përfundojnë deri në 3 gusht, jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e FIFA dhe UEFA. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë federatat janë të lira të vendosin si kanë dëshirë. Ta vazhdojë, apo ta deklarojë kampoinat të përfunduar. Dëshira jonë është ta luajmë dhe ta përfundojmë deri në fund”, -ndër të tjera presidenti Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!