Shuhet Antiç…

Radomir Antiç, pas një sëmundje të rëndë shuhet ditën e sotme në moshën 71 vjeçare.

Si askush më parë, Antiç ka drejtuar tre gjigandë të futbollit botëror, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Barcelona….

Në fakt klubi që ende e konsideron pjesë të tij ishte Atletiko. Edhe Gil Marin drejtuesi i klubit madrilen ka shkruar se me humbjen e Antiç, klubi ka humbur një pjesë të shpirtit të tij.

Pikërisht me Atletikon e Madridit, Radomir Antiç arriti historinë duke fituar të dy trofetë ‘La Liga’ dhe ‘Copa del Rey’ në 1995/96. Antiç fitoi dhe tre kampionate jugosllave me Partizanin e Beogradit (një si futbollist dhe dy si trajner).

Postimi i klubit:

Familja atletike vajton për shuarjen e një prej trajnerëve tanë legjendar: Radomir Antic. Ju gjithmonë do të jeni në zemrat tona. Pusho në paqe”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!