E rrallë, presidenti i Boka Junior: ‘Paguaj 100%’

Edhe në Amerikën e Jugut po shihen alternativat e përgjysmimit të pagave të futbollistëve. Beteja me koronavirusin, përpos shëndetit, kërkohet të fitohet dhe në aspektin ekonomik. Por në Argjentinë jo të gjithë janë në një mendje.

Presidenti i Boka Junior, Horge Amor Ameal, i tha ‘Radio Miter’, se masa e marrë nga Racing de Avelaneda për të ulur pagat e lojtarëve të futbollit nuk pranohet nga klubi i tyre:

Ne nuk jemi dakord. Kjo është diçka teksa askush nuk mund ta parashikonte. Ne do të bëjmë të gjitha pagesat dhe do të përpiqemi të rifinancojmë ato që nuk kemi,” – u shpreh presidenti i Bokas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!