Ceferin, ta mbyllim me çdo kusht

UEFA është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje për të siguruar që kupat evropiane të mbarojnë në gusht. Anulimi i turneve kombëtar dhe kontinental do të çonte në një humbje të madhe ekonomike dhe për këtë presidenti Aleksander Ceferin po shqyrton zgjidhje alternative.

Sezoni i ri sportiv ishte caktuar për 9 qershor, me shortin paraprak të raundit dhe ndeshjet e para do të luheshin në 23 qershor.

Ndërkaq, vetëm të drejtat televizive që do të vinin nga Champions League dhe Europa League përllogariten 3 miliardë euro. 80% do të ishin shpërndarë midis klubeve, 20% në arkat e UEFA-s.

Deri më tani, gjëndja e UEFA-s sipas ‘Sport’, është 570 milion euro, një shifër që konsiderohet e pamjaftueshme për të vazhduar sistemin.

Prandaj, nevoja për t’i dhënë fund garave nga instutucioni i lartë, shihet domosdoshmëri. Me tifozë apo pa ata. Në fushë respektive apo asnjënëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!