Championsi drejt gushtit…


Datat e reja të Play-off-it për Nations League, spostohen në 3-8 shtator.

Javën e kaluar për shkak të Koronavirusit, sporti njëzëri vendosi të ndalet, ndërsa këtë javë do të jetë takimi për të kuptuar nëse dhe si të fillojë përsëri.

UEFA, Champions dhe Europa League drejt shtyrjes deri në muajin e tretë të verës, gusht.

Përditësimet nga samiti i UEFA mbërrijnë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave të cilat janë thirrur në viedo-konferencë.

Sipas ZDF, UEFA ka vendosur të transferojë raundet e Champions League dhe Europa League deri në korrik-gusht.

Hapësirat për ekipet kombëtare të planifikuar për në qershor përfundimisht anulohen dhe zhvendosen për në vjeshtë.

Gjithashtu UEFA ka shtyrë për herë të dytë play-offin e Euro 2020 për shkak të pandemisë koronavirus.Të planifikuara për 26-31 mars, u shtynë në 4-9 qershor.Kosova dhe skuadrat e tjera, lipset të presin datat 3-8 shtator.

Prioriteti i Evropës do të jetë përfundimi i kampionteve gjithnjë nëse nisin brenda qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!