Obi Mikel prish kontratën, “Nuk luaj…”

Shëndeti dhe qetësia personale vijnë para parave. Ish-mesfushori i Çelsit, Xhon Obi Mikel, ka ndërprerë kontratën e tij me Trabzonspor pasi ka kuptuar se futbolli nuk ndalet në Turqi.

Nigeriani kishte shprehur qartë mendimin e tij në rrjetet sociale, duke deklaruar se ai nuk dëshironte të luante për momentin, për shkak të Koronavirusit. Madje duke deklaruar se nuk do ishte në fushë në ndeshjen e radhës ndaj Bashaksehir.

Më në fund, vendimi drastik, ndërprerje konsensuale e kontratës me 14 muaj përpara skadimit parashikuar në 2021.

Në jetë ka shumë më tepër sesa futbolli.Unë nuk ndihem rehat dhe nuk dua të luaj në këtë situatë. Në këtë moment kritik, secili nga ne duhet të jetë në shtëpi me familjen dhe të dashurit.

Sezoni duhet të anulohet, me botën të përballet me një periudhë kaq të trazuar”-shkruante nigeriani në Instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!