Fiorentina me 10 të infektuar me COVID-19

Presidenti i Fiorentinës Komiso: “Janë 8-10 të infektuar, faleminderit Riberi…

Presidenti i Fiorentina, Roko Komiso, flet për ‘Sky Sport’ nga Shtetet e Bashkuara për situatën e koronavirusit dhe aktivitetin e mbledhjes së fondeve:

“Kjo nismë lindi sepse pashë se si po keqësohej situata në Itali dhe në Firence. Ne kemi tre nga stafi ynë në spital, plus të tjerët që kanë virusin pa u shtruar në spital për një total prej 8-10 të infektuarve në të gjithë ‘rozën’ violë.

Kemi një situatë serioze me këtë sëmundje dhe është e drejtë të ndihmojmë ata që janë në ballë të kësaj luftë. Ishte detyra jonë ti ndihmonim ata. Kemi arritur tashmë mbi 400 mijë euro dhe unë jam shumë i lumtur. Ndihma amerikane për Italinë?

Të dyja sipërmarrjet e mia por dhe të tjerët do të ndihmojnë Firencen dhe spitalin e saj. Dua të falënderoj Riberinë për ndihmat e tij. Ai vjen nga Franca dhe ne të dy gjetëm shtëpinë tonë në Firence.

Ata na mirëpritën dhe ne duhet të përpiqemi të përgjigjemi me këtë dashuri. Situata në Shtetet e Bashkuara? Situata nuk është serioze.”-tha ndër të tjera presidenti i Fiorentinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!