Ish-presidenti në terapi, i biri falenderon…

Ish-presidenti i Real Madrid, 76-vjeçari Lorenco Sanz ndërsa drejtoi galaktikët nga viti 1995 deri në vitin 2000, është shtruar që mbrëmë në një nga spitalet e Madridit pas komplikacioneve të rënda ardhur nga COVID-19.

Sanz kishte festuar një kampionat me Fabio Kapelon në timon por dhe me ish-trajnerin e Shqipërisë Kristian Panuçi dhe që më pas kishte rikthyer Ligën e Kampionëve në Madrid, pas 32 viteve pritjeje.

Sot djali i tij Lorenzo Jr, një ish basketbollist i Real Madrid, ka falenderuar të gjithë njerëzit që i dërguan mesazhe mbështetjeje babait të tij.

I mahnitur nga mesazhet e dashurisë që po marr nga të gjithë ju. Jam i sigurt se babai im do ta kalojë këtë provë. Faleminderit të gjithëve” -shkruan Lorenzo Jr, pa dhënë shumë detaje lidhur me gjëndjen e babait.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!