Zhezus i vetmi pozitiv te Flamengo…

Zhorge Zhezus, kampioni në fuqi i Kupës Libertadoras me Flamengon, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Lajmin për infeksionin e portugezit e ka bërë të ditur vetë klubi brazilian përmes një postimi në Twitter.

Portugezi 65 vjeçar ka qenë i vetmi që ka rezultuar pozitiv pas testimeve që kreu klubi për të parë gjendjen e secilit nga pjestarët. Megjithatë, ai nuk ka shfaqur ende simptoma dhe pritet që tekniku të kryeje një tjetër test.

Gjithësesi kjo nuk ka penguar futbollistët dhe miq të shumtë të teknikut që të shpërthejnë në rrjete duke i uruar shërim të shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!