Hop një ‘hop’ drejt vaksinës shpëtimtare…

Tifozë të Bajernit lëshuan thirrje racise ndaj tij gjatë Hofenheim-Bajern por presidenti i Hofenheim, Ditmar Hop, mund të kthehet në shpëtimtarin e botës.

Hop përpos drejtimit të klubit të Hofenheim në Bundesligë, figuron pronar i një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në Gjermani.

Prej javësh, në laboratorët e kompanisë së tij ‘CureVac’, po bëhen testime për të krijuar kundërvaksinën Covid-19.

Në opinion publik po qarkullon lajmi se kjo kompani, ka ecur shumë shpejt drejt përfundimit të vaksinës shpëtimtare.

Interesin për ta blerë këtë kompani, e shfaqi edhe presidenti i SHBA, Donald Tramp, por përgjigja e Hop, ishte negative. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!