Covid-19 ndal sportin, Kina drejt normalitetit

Rastet e para pozitiv ndaj koronavirusit te lojtarët e skuadrave të ligave më të larta europiane dhe më gjerë, kanë çuar në shtyrjen e Champions dhe Europa League, por edhe të ligave europiane. Ndalesa ka prekur praktikisht të gjitha sporte…

Kanavaro nga Kina: “Pandemia u mund nga zbatimi i rregullave”

Fabio Kanavaro, trajner i skuadrës kineze Guangzhou Evergrande, ka folur për tabloidin spanjol “Mundo Deportivo”. “Tani është pothuajse çdo gjë është kthyer në gjendje normale, ju shihni njerëz në restorante edhe pa maskë. Në Kinë, ata e mposhtën pandeminë, sepse kinezët ndiqnin rregullat e autoriteteve dhe i bënë të gjitha së bashku. Kampionati? Shpresojmë që të fillojë përsëri në maj. Policia mund të arrijë në çdo moment dhe të mati temperaturën tuaj. Tani mendoj për Italinë dhe të afërmit e mi”.

Donadoni: “Në Kinë është kthyer qetësia”

Roberto Donadoni, trajner i skuadrës së Shenzhenit, ka folur sot për gazetën italiane “Corriere della Sera”: “Në Kinë pashë që situata është kthyer në normalitet. Në prill duhet të rifillojë kampionati. Ata veshin një maskë, por kjo është pjesë e e kulturës së tyre. Kopjimi i Kinës? Më bëni të buzëqesh. Gjëja më e rëndësishme është thjeshtë të kemi solidaritet, sens të përbashkët. Unë jam i shqetësuar për familjen time në Lombardi, por ne duhet të bëjmë atë që na këshillojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!