Presidenti i Federatës pozitiv

COVID-19 nuk njeh limite. Edhe pse në Zvicër u morën masa paraprake, kryesisht në ndalimin e futbollit të luajtur, një eksponent i lartë i këtij shteti në botën e futbollit, ka rezultuar pozitiv.

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominikue Blank testoi pozitiv për Coronavirus. Blank, në fillim të muajit ishte në Amsterdam të Holandës për të marrë pjesë në shortin e Ligës së Kombeve.

“Ndjehem mjaft mirë për momentin dhe kam vetëm simptoma të buta gripi”, thuhet në shënimin e Federatës Zvicerane. Blank është futur në karantinë. E raporton ‘TMW’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!