Valencia? Gjimshiti dhe Atalanta në ‘karantinë’

Atalanta arriti të marrë një fitore historike javën e kaluar me Valencian e të kualifikohet për herë të parë në çerekfinale të Champions League.

Duke luajtur në një impiant pa tifozë, Iliçiç me 4 gola, i dha suksesin historik formacionit të Gasperinit por jo gjithçka duket se do kalojë paq.

Lënë pas kualifikimin, e gjithë skuadra bergamaske, pritet të jetë në survejim të rreptë nga stafi mjeksor pasi sot nga klubi i Valencias u raportuan 6 raste me Koronavirus.

Nuk bën përjashtim as futbollisti i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti ndër më të dalluarit e Atalantës, teksa duhet ti nënshtohet karantimit absolut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!