Provë karakteri, Totenhem me mungesa…

Paralelisht me Valencia- Atalanta pa tifozë në ‘Mestaja’, sot në ‘Red Bull Arena’ të Lajpcigut, vendasit në duelin me Totenhem të Murinjos.
Ndeshja e dytë mes Lajpcig-Totenhem, ndryshe nga ai i Spanjës, do të jetë me tifozë. E vajtjes 0-1 për formacionin gjerman.
Nënkampionët e europës udhëtojnë drejt Lajpcigut me mungesa teksa më kryesorët mbetën ata të Son dhe Kejn.
Ecuria e londinezëve gjatë javëve të fundit ka lënë për të dëshiruar dhe Zhoze Murinjo, duket se do ta ketë të vështirë për të kaluar ndaj skuadrës vendase.
Takimi i është besuar një trupe spanjolle të kryesuar nga Karlos Del Cerro dhe nis në orën 21:00.