Tirana, tjetër provë në ‘Air Albania’

Nuk ka asnjë moment për të pushuar. Kategoria Superiore pas mesjavës, do jetë sërish në aktivitet zyrtar nesër me javën e 26-të të saj.

Nis me Luftëtari- Bylis në 14:00. ‘Kemi bërë shumë humbje ndoshta me Bylisin është momenti ideal për të marrë qoftë dhe një barazim‘- ka thënë Neritan Novi sot.

Po në këtë orë edhe Teuta- Flamurtari. Në ‘Niko Dovana’ pritet që skuadra e Martinit të bëjë mirë pasi fitorja e javës së shkuar ndaj Partizanit, i ka rritur mundësitë e durrsakëve për të ecur lart.

Ndeshja kryesore e ditës, nis në orën 17:00. Në ‘Air Albania Stadium’, Tirana e vendit të parë, pret Laçin që renditet i treti. Ndonëse tekniku bardheblu Emanuel Egbo doli para mediave sot dhe shpalosi gjithë platformen prag sfidë, te kampi bardhezi, Cungu ka preferuar të japë pak detaje për takimin.

Në fakt, bardhzinjtë janë të grumbulluar prej dy ditëve dhe masat e marra nga klubi, kanë konsistuar në qetësinë absolute para një dueli të tillë.

Mësohet se kurbinasit kanë shumë pikëpyteje për elementët që do të hedhin në fushë. Nuabueze, pritet ta nisë nga stoli.

Nga ana tjetër, klubi Tirana, përmes një postimi në rrjete, ka bërë thirrje tifozëve për të asistuar në takimin me kurbinasit.

Ndeshjet nesër:

Teuta- Flamurtari (14:00)

Luftëtari- Bylis (14.00)

Tirana- Laçi (17:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!