Honda prezanton vëllezrit Markez…

Vëllezrit Markez tashmë janë çifti zyrtar i Repsol Honda për sezonin 2020 në MotoGP. Diçka që dihej që nga nëntori i vitit të kaluar, në përfundim të GP të Valencias, por që është lançuar zyrtarisht sot.

Në Xhakartë (Indonezi), spanjollët u shfaqën me prezantimin zyrtar të bërë nga ekipi i skuderisë së Hondas.

Kampionët e botës Mark dhe Aleks Markez, respektivisht në MotoGP dhe Moto2 sezonin e kaluar, prezantuan foton zyrtare me të cilën do mbrojnë ngjyrat e ekipit më të fortë në kampionat duke premtuar garë e trofe.

Për edicionin e ri, Mark do të mbajë numrin e zakonshëm 93 ndërsa Aleks motorin me numër 73. Ky i fundit e ka debutim në MotoGP në garën e parë të Katarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!