Sterling: ‘Reali fantastik, por jam i Sitit’

Përpara se Siti të ‘shkrihej’ nga UEFA, Reali i Madridit pati piketuar sulmuesin e qytetarëve Rahim Sterling.

Një dëshirë e vetë presidentit Florentino Perez por dhe e teknikut Zinedin Zidan. Prerez, gati të hapte thesin për sulmuesin anglez…

Por tani ndërsa Guardiola ka deklaruar se nuk e mendon divorcin me Sitin, edhe lojtarë të caktuar po shfaqin besnikëri.

I kontaktuar nga ‘As’ sulmuesi anglez ka thënë se Reali është klub i madh, por ndihet mirë te Mançester Siti.

Për merkaton flitet shpesh dhe parashikohen shumë gjëra. Unë jam gjithnjë i hapur për sfida të reja por për momentin, kamzgjedhur atë të mançester Sitit dhe jam i lumtur. Real Madrid, është një klub fantastik“- tha 25 vjeçari Sterling.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!