‘Një Shekull’ për një ‘manita’, Tirana…

Kategoria Superiore, java e 24: Tirana- Partizani 5-1 (Batha 16,19′, Idrizaj (aut) 63′, Muçi 82′, 91’/ Kordiero 2′)

Derbi i madh i kryeqytetit ndali vrullin. 5-1 fiton Tirana e Egbosë ndaj Partizanit ‘italian’. Dekorit të shkëlqyer në ‘Air Albania Stadium’, futbollistët në fushë i përgjigjen me të njëjtën monedhë.

Hap serinë e golave Kordiero në minutën e dytë. Tirana as që do t’ja dijë. ‘Një shekull’ e tifozerisë bardheblu flet shumë. Tifozët kanë menduar këtë mënyrë për të karikuar edhe më shumë popullin bardheblu.

Ka penallti në të 15-tën pas një dore të zgjatur të Bitrit në zonë. Beratasi merr të kuqe, Batha ish-kolegu, një minutë më vonë, e depoziton në rrjetë.

Sërish Tirana, sërish me penallti e sërish Idriz Batha teksa shenjëstron në këndin e majtë të Hoxhës. Kronometri regjistron të 19-tën.

Lëviz Sormani por me Malën e hedhur në fushë pas më shumë se dy muajve pezullim nga klubi, nuk bëhët dot ‘Adolf’.

Tirana ka zënë pritë. Po flasim për pjesën e dytë ndërsa sulmi i bardhebluve nga e djathta, shkon te Idrizaj. Mbrojtësi i kuq, në momente paniku, e dërgon në këndin e lartë të portës së tij. Tirana bën 3.

‘Gjynahet’ e Partizanit në derbe të fituara vitet e fundit, nuk mbyllën këtu. Emanuel Egbo ka një thesar në stol. Është momenti i ‘Arben Mingës’ së ri’. Quhet Ernest Muçi. Dy gola të tij në 82-tën dhe 91-tën, e kthejnë mbrëmjen e skuadrës ‘shekullore’ në imagjinatë reale.

Goli dytë, kartolinë e Kategorisë Superiore. Tifozët me një dorë lart, formojnë 5 gishta që në spanjisht, përkthehet në manita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!