Starton derbi, spektakëli i garantuar…live

Ka nisur derbi numër 157. Koreografi spektakolare, Kordiero në aksionin e dytë shënon golin e parë në minutën e 2-të.

Banderola gjigande e Tiranës në tribunën ‘Fatmir Frashëri’, ‘Një Shekull‘, nuk sjell fat në minutat e para për popullin bardheblu.

Ndeshja nisi me pak minuta vonesë, Juxhin Xhaja kërkon pamje të qartë. Flakadanë në fushë…

Penallti për Tiranën. Batha barazon nga 11metra larg. Bitri del me të kuqe teksa ndali me faul Torasën.

Ndeshje e çmendur, Tirana fiton penalltinë e dytë. Serish Batha…topi në rrjetë 2-1. Golat e numrit 55 janë 16′,19′.

Minuta e 30′ Esat Mala del ne nxehmje për Partizanin.

Mala në fushë, Idrizaj katranos gjithçka, shkakton autogol klasik. Tirana udhëheq 3-1 minuta e 63-të.

Ernest Muçi ‘vret’ takimin, shifrat në të 82′-tën 4-1.Festë në tribunat bardheblu, kërkojne edhe një ‘gol’.

Muçi magjik, plotson dëshiren e tifozerisë me një prelë ‘alla Ronaldo alla Mesi’ nga jashtë zone. Partizani në tapet, shifrat përfundimtarë 5-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!