Atalanta nuk njeh limite, Lajpcig thyen Totenhem

Champions League: Atalanta- Valencia 4-1, Totenhem-Lajpcig 0-1
Atalanta e uroi në shqip për ditëlindje por Berat Gjimshiti nuk u pa në fushë sonte në ‘San Siro’ me Atalantën. Arsyeja e thjeshtë, u dëmtua gjatë fazës së nxehmejs…
Në takimin e vajtjes për 1/8 e Champions League, bergamaskët pritën Valencian e ‘La Liga’-s spanjolle.
Aspak inferiorë, vendasit i’a dolën të gjejnë golin e parë të takimit në minutën e 16-të me anë të holandezit Hateboer. Nga e majta, topi devijohet nga mesfushori duke shtangur Domenik.
Është sërish skuadra e Gasperinit që shtyn. Në fund të fraksionit të parë, vjen dhe supergoli i Iliçiç. Top i fituar, mes tre mbrojtësëve, goditja që përfundon në vendtakimin e shtyllave. 2-0.
Atalanta debutuese në Ligën e Kampionëve, vendos të turpërojë Valencian ndërsa në fraksionin e dytë shënon edhe të tretin me Freuler në të 57′. Nuk ka ndalesë. Hateboer shfaqet goleador dhe 4-0 në të 62′.
Përpiqet Valencia e cila shumë shpjet shënon në të 66-tën me Sherishiev. Vijon loja e mirë e miqëve ndërsa në një rast kërkojnë penallti. Pretendime të kota, Atalanta mbyll si ‘zonjë’, 4-1.
Në Londër, Totenhem me shumë mungesa, vihet në vështirësi nga Lajpcig. Verner disa herë me kulmin në të 36-tën, Sabitzer dhe Shik, me mundësi goli.
Vendasit e Murinjos përgjigjen Lukas Moura (20′) dhe me Dele Ali (26′).
E dyta sërish me gjermanët në sulm. Vjen goli i Verner me penallti në të 58-tën.Më pas Totenhem nis ofensivën e vazhdueshme drejt portës mike. Ka disa raste teksa ai i Lukas Mourës në të 89′ fatal.
