Liga e Kampionëve, sot dy përballjeje delikate…

Atletiko Madrid-Liverpul, Dortmund-PSG, ndeshjet e sotme duke nisur nga ora 21.00

Rikthehet Champions League. Këtë radhë, kompeticioni më prestigjioz në Europë, luhet në fazën me eleminim direkt. Dy janë sfidat sot në mbrëmje.

Shorti i 1/8-tave, ka ofruar përballje mjaft interesante dhe sfidat e sotme Dortmund-PSG dhe Atletiko Madrid- Liverpul, mishërojnë më së miri pamundësinë e parashikimit se kush mund të dalë fitues.

Trajneri Tuhel pritet të përdorë edhe Nejmarin te PSG-ja. Braziliani ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion. Te Dortmund, me interes debutimi me këtë fanelë në Champions e norvegjezit Erling Haland.

Takimi Atletiko Madrid-Liverpul, parashikuar në ‘Wanda Metropolitano’ i ngjan një finaljeje të parakohëshme.

Vendasit e teknikut Simeone, kanë shfaqur mangësi dhe probleme javët e fundit në kampionat por në Champions, edhe pse përballë kanë kampionët në fuqi të europës, mund të vendosin në vështirësi.

Për ‘Reds’, detyra e mbrojtjes të trofeut. Klop e di mirë se çfar duhet bërë. Kontigjentin e ka thuajse të plotë. Sot një histori tjetër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!