Klop: ‘Atletiko do shohë forcën tonë’

Jurgen Klop nuk ia përton për batuta. Edhe pse ka përpara një sifidë Championsi aq delikate me Atletikon e Madridit (21:00). Kur bëhët serioz, thotë atë që ndjen…
Pas pak në fushë-betejë në ‘Wanda Metropolitano’, impiantin ku një vit më parë u shpall me Liverpulin kampion i Europës.
Në konferencë, ka deklaruar se ai është impulsiv por shumë larg homologut të Atletikos, Simeone. kundërshtarin e konsideron tejet të fortë…
“Njerëzit thonë se unë jam emocional, por nëse unë jam niveli 4, i bie që Diego është niveli 12. Unë jam polici i kopshtit krahasuar me të (Simeonen)
Të luash kundër Atletikos është një prej gjërave më të vështira në jetën e një futbollisti. Ata janë një skuadër shumë e mirorganizuar, një makineri e vajisur që tenton të të shtypë.
Ata nuk janë aq dobët sa thonë njerëzit dhe kanë një shans. Por ata nuk kanë luajtur kundër një skuadre si e jona”– tha ndër të tjera gjermani.