Mesi në Napoli, e ndjek Maradona…

Do të jetë ai. ‘Pibe de Oro’ duket se do jetë muajt e parë të 2020-ës në Napoli. Në qytetin ku Maradona dikur, arriti majat duke u shpallur Kampion me napolitanët e marrë lavdi….

Nga shorti i Champions sot në Nyon erdhi kundërshtari me të cilin Napoli nuk do të kishte dashur kurrë të ndeshej në fazat e nokautit të Ligës së Kampionëve, Barcelonën.

Por ky short, në të njëjtën kohë i dha klubit blu një sfidë me bukuri absolute. Në San Paolo, më 25 shkurt, Barcelona e Lionel Mesit do të vizitojë qytetin e Napolit për një sfidë aq të rëndësishme.

Për argjentinasin, i cili vetëm pak ditë më parë fitoi ‘Topin e 6-të të Artë’, do të jetë debutim absolut në stadiumin që shërbeu si skenë për klasin, golat dhe triumfet e Diego Armando Maradonës në fanelën blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!