Bubeqi, rikthimi te Erzeni

Kavajasi Dorian Bubeqi, zevëndëson Stavri Nicën te Erzeni. Ish-trajneri i Korabit, i ka drejtuar më parë shijakasit (2016-2017) ndërsa pas zyrtarizmit, pritet të nisë aventurën e dytë në krye të fqinjëve..

Erzeni luan nesër ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë kundër Teutës, ndërsa në fundjavë si për ironi të fatit, Bubeqi do duhet të përballet me ish skuadrën dibrane Korabin që e la vetëm para një jave.

Në fakt, largimin e Nicës ‘Sporti im.al’ e lajmëroi që pas takimit të humbur në 2 shkurt me Dinamon, por 65 vjeçari e shtyu deri sa u ndesh me Egnatian. Aty ku precepituan të ‘pathënat’ trajner- futbollist.

Bubeqi, njohës i mirë i situatës në Kategori të Parë, pritet të ndryshojë gjëndjen e një skuadre që pak muaj më herët, synonte Superioren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!