Kastrioti-Dinamo, sfida e ditës…

Kastrioti- Dinamo pavarësisht vendosjes në tabelë në Grupin A, konsiderohet një sfidë e vështirë. Krutanët me ecurinë e Besëlidhjes teksa ndjek, e kanë detyrim fitorën në ‘Redi Maloku’.

Dinamo e përforcuar ndjeshëm gjatë janarit, pritët të ngulmojë deri në fund për ti shpëtuar rënjes.

Në Peshkopi, një tjetër sfidë interesante. Vendasit pas atij suksesi javën e kaluar ndaj bluve në Pezë-Helmës, do të gjejnë Erzenin që së fundi ka ulur në pankinë ish-teknikun e dibranëve Dorian Bubeqi.

Grupin B, spikat derbi i preferkturës së Elbasanit. Verdheblutë në fund, por 2 pikë më shumë gjendët fqinji i cili sot kërkon të sfidojë Elbasanin me shumë halle.

Kalendari pasurohet me takimet e tjera në program për sot duke nisur nga ora 14.00:

Grupi A:

Kastrioti- Dinamo

Egnatia- Tërbuni

Korabi- Erzeni

Grupi B:

Elbasani- Turbina

Orikumi- Iliria

Devolli- Shënkolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!