Melburni eleminon Kashimën, Basha protagonist

Ditën e sotme janë luajtur dhe po zhvillohen disa takime të AFC Championsit të Azisë.
Kështu, Shangai SIPG mundi Buriamin 3-0, Seul- Kedah 4-1, Tokio- Ceres 2-0, Al Ain-Buniodkor 1-0.
Rayan-Estegal 0-5, Al Sailia-Khodrou 0-0 (po luhet koha shtesë (2×15) ndërsa Al Ahli Jedah-Istiklol starton në 18:30.
Interesant fakti që skuadra e Migjen Bashës Melburn Viktori (Australi) realizoi kualifikimin historik. Ekipi australian eci për më tej duke mundur në Japoni Kashima Antlers me rezultatin 0-1.
Ish-futbollisti kuqezi, u aktivizua për 90 minuta duke u vlerësuar me notë maksimale. Golin për skuadrën e Bashës,e shënoi Nabout në minutën e 54-ët.
Një javë më parë, Migjen Basha pati shënuar ndaj Balit të Indonezisë po për AFC Champions League, në minutën e 14-të duke i hapur rrugë fitores në shifrat 5-0.