Atalanta ikën nga Kupa, Milan e Juve, pa mëshirë…

Kupa e Italisë: Fiorentina- Atalanta 2-1, Milan-SPAL 3-0, Juventus- Udineze 4-0

Kupa e Italisë, vijoji sot me tri çifte të tjera në garë. Fiorentina u përball në shtëpi me Atalantën duke u kualifikuar edhe në kushtet e një lojtari më pak në fushë.

Patrik Kutrone debuton me gol për ‘violët’. Ish- lojtari i Milan, së bashku me Iliçiç për bergamaskët, autorët e golave deri sa raportet në fushë u zhbalancuan teksa Pecela për vendasit, u largua nga fusha me karton të kuq. Megjithatë Pol Lirola 6 minuta nga fundi, gjeti golin e dytë për Fiorentinën.

Në 18:00 Milan kundër SPAL. Ndeshje pa shumë histori. Kuqezinjtë pa Ibrën në fushë, fituan thellë ndaj ekipit nga Ferrara. Në gol Piatek, Kastilio dhe Teo Hernandez. Në fund, SPAL fiton një penallti të cilën VAR-i, e hedh poshtë.

Në mbrëmje, Juventus priti Udinezën. Edhe në Torino skuadra e Sarrit me disa ndryshime (nuk u aktivizua Ronaldo), nuk vuajti gjatë.

Higuain hapi serinë në të 16-tën teksa Dibala nga pika e bardhë e penalltisë shënoi të dytin në të 26-tën.

Sërish argjentinasi me numër 10-të, në të 58-tën trefishon për bardhezinjtë. Penalltia e dytë në këtë takim për Juven, i takon Duglas Kostës ndërsa në 61-tën realizon të katërtin.

Parma- Roma luhet nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!