Shqipëria luajti pa…kapitenin

Fillimisht në listën paraprake të Shqipërisë,nuk figuronte emri i Ervin Skelës, por më pas dikush u kujtua dhe vlonjati që mbahet ndër lojtarët më të mirë të historisë kuqezi, e gjeti vetën mes shokësh.

Madje duke u kthyer në protagonist te vizitat në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por një tjetër kampion nuk u pa mbrëmë në ‘Air Albania Stadium’. Lorik Cana, refuzoi të ishte me skuadrën me kapitenin legjendar që sipas ‘Panorama Sport’, ka patur një problem familjar.

Ndërkaq, ‘show’ sportiv përshkoi gjithë trevat shqipfolëse paçka se në shkallë, u panë jo shumë të interesuar për ‘kuartetin’ veteran Shqipëri, Turqi, Itali dhe Greqi.

Edhe jehona e vendeve mike në Tiranë, përmes mediave të tyre i kanë kushtuar pak ose aspak vemendje aktivitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!