Skuadra e Gjokës nuk ndalet, vjen një sllovak

Betejën kërkon ta fitojë që tani. Skuadra tetovare e drejtuar nga Ernest Gjoka, bën goditjen e radhës duke afruar futbollitin e 4-ët gjatë merkatos së janarit. Ai është sllovaku Jan Krivak. Klubi e zyrtarizon:

“Mbrojtësi 26 vjeçar ka firmosur kontratë profesionale dhe menjëherë vihet në shërbim të stafit teknik.

KF Shkëndija komunikon angazhimin e përforcimit të katërt në merkaton e janarit. Pas Ardin Dallkut, Valon Ahmedit dhe Aldair Netos, futbollisti i rradhës që bashkohet me kuqezinjtë është mbrojtësi i qendrës, Jan Krivak.

Sllovaku 26 vjeçar ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe ka firmosur kontratë për 2,5 vite me Shkëndijën”.

Menjëherë pas nënshkrimit, mbrojtësi 26 vjeçar ka deklaruar:
“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe premtoj se do të luftoj për objektivat e klubit.

Vij në klubin më të suksesshëm vitet e fundit në Maqedoni dhe fakti që garon për tituj dhe për sukses në Europë më ka bindur të pranoj ofertën.

Premtoj tifozëve se do të jam gjithçka nga vetja në terren” – raporton klubi tetovar në zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!