Trofeu i shkon Italisë së De Biazit…

Turne veteranësh në ‘Air Albania Stadium’: Finale, Itali- Greqi 1-0

Xhani De Biazi dhe Italia e tij, fitojnë Kupën simbolike të turneut ‘Luajmë dhe Rindërtojmë së Bashku’.

Në ‘Air Albania Stadium’, finalja Itali- Greqi (veteranët), u vendos nga një autogol i helenëve në minutën e 24 -ët, duke bërë që formacioni axur i drejtuar nga ish- trajneri i Kombëtares kuqezi De Biazi, të laurohet me Kupën përkatëse.

Në këtë mënyrë, mbyllet ky event solidarizues i organizuar nga Sindikata e Futbollit me sloganin e bamirësisë për të prekurit nga termeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Edhe pse pjesëmarja në shkallë ishte në kufinjtë minimalë, sërish aktiviteti me protagonizmin e 4 Kombëtareve të rajonit, duket se e përmbushi misionin e tij argëtuso-humanitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!