Vajushi, lojtari i ri i Petrolulit…
Shkodrani 28 vjeçar Armando Vajushi, nënshkruan në Rumani. Petrolul Ploeshti, dikur me potenciale në Ligën e lartë rumune, tani figuron klub i nivelit të dytë rumun.
Mesfushori, ish i Kievo Veronës, Pro Verçelit, Livornos dhe Avelinos, ishte i lirë që pas largimit nga Teuta. Me durrsakët kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar por pa lënë gjurmë.
Skuadra e re e sulmuesit shkodran pas 20 javëve është e pozicionuar në vendin e 8-të me 31 pikë. 6 më pak se vendi që ngjitet në Ligën e Parë.