Ndeshja e bamirësisë, apo ‘takim në Istra’

Do të luhet sot në ‘Air Albania Stadium’. Duke nisur nga ora 18:00, kampionë dhe futbollistë të njohur të së shkuarës nga Shqipëria, Italia, Turqia dhe Greqia në një eveniment bamirësie.

Eventi me logon ‘Luajmë dhe rindërtojmë së bashku‘, edhe pse një gjetje jo intiligjente ( ‘Luajmë për Bamirësi’, do ishte më domethënese), mbart vlera humane dhe sinjifikon solidarizmin me të prekurit nga termeti i 26 nëntorit jo vetëm nga shqiptarët por dhe nga fqinjët.

Gjithësesi, Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë prej ditësh është vënë nën akuzë. Që nga lista e deri te aleancat ‘fluide’ me FSHF-në.

Në të dy rastet Andi Lila, drejtuesi kryesor i Sindikatës së Futbollistëve, ka pranuar se ka gabime. Ndonëse te rakordimi dhe bashkëpunimi me FSHF-në, ia ka vënë fajin ‘varfërisë’.

“Në momente të tilla do të jemi bashkë dhe i jam falënderues për bashkëpunimin FSHF. Jemi sindikatë e re, jemi e varfër, jemi në fillimet tona.

Të ardhurat e biletave janë simbolike, u vendos nga kryesia që të ishte çmimi simbolik. Të gjitha biletat, të gjitha do të shkojnë për tërmetin‘- deklaronte para pak ditëve në ‘Procesin Sportiv’ , Andi Lila.

Sot, radha e kampionëve. ‘Air Albania Stadium’, ndez dritat edhe për ata që iu ka ikur ‘mosha’. Sebepi qëndron: “Luajmë dhe Rindërtojmë së Bashku”.

Lista e Shqipërisë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!