Kampionët vizitojnë Bubqin dhe Thumanën, pas pak në fushë…
Pas pak në ‘Air Albania Stadium’ ndeshja e yjeve me Shqipëri, Turqi, Itali e Greqi.
Por përpara se ‘yjet’ të zbresin në fushë për takimin e bamirësisë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit, delegacionet e shtetëve në garë, vizituan zonat e prekura.
Kështu në Bubq dhe Thumanë të Krujës,u ndalën kampionë si Strakosha, Skela, Bogdani, Rraklli apo Karagunis, Ionis, Leonidas, Di Biaxho, Bonani, Perrota, Ashik Emre (disa emra sa për të ilustruar materialin), panë nga afër situatën.
Të prekur dhe të mallëngjyer, kampionët e lojës së futbollit, u shprehën njëzëri, se ndihen po aq të prekur nga situata e 26 nëntorit. Së bashku me ta edhe trajneri më i madh i kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi.