Trajneri Kenga largohet nga Sopoti
Klajdi Kenga, është larguar nga drejtimi i skuadrës së Sopotit të Librazhdit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në një postim në Facebook.
Sipas asaj që raporton klubi, palët kanë ndarë rrugët me konsesus. Tekniku Kenga udhëhoqi librazhdasit për afro 2 vite e gjysmë.
“KLAJDI KENGA nuk do jete me trajner i K.F SOPOTI duke dhene keshtu doreheqjen nga ekipi yne!
Drejtuesit dhe Kenga kane rene ne konsesus me njeri-tjetrin duke shkeputur marredhenien !
Kenga qendroi ne krye te K.F SOPOTI per 30 muaj (2 vite e gjysem) duke arritur te marre rezultate te kenaqshme !
E falenderojme per punen e bere dhe j urojme suksese te metejshme“- shkruan klubi.