Lila: ‘Të gjithë jemi organizatorë…’

Ndeshja e organizuar nga Sindikata e Futbollistëve në datën 10 janar është në prag.

Katër skuadrat, Shqipëria, Turqia, Greqia dhe Italia, do luajnë në ‘Air Albania Stadium’ me motivin e bamirësisë për të prekurit nga termeti i 26 nëntorit.

Kreu i Sindikatës Andi Lila, në një postim të fundit në rrjete, shprehet se të gjithë futbollistët duhet të ndihen organizatorë, duke lënë për të kuptuar se respekton gjithë futbollistët.

Gjithësesi, ndoshta në këtë moment, postimi duket si një ‘thirrje’… Në këtë pikë, Lila ka të dejtë.

Postimi:

Duke falenderuar secilin prej jush, anetare te sindikates, dua t’ju njoftoj se: Eventi i dates 10.01.2020 ne AirAlbaia Stadium, organizohet nga sindikata e futbollisteve ku secili prej jush eshte anetar. Ne keto kushte ju njoftoj se emri i secilit prej jush do te shfaqet ne tabelat reklamuese ne led pasi secili nga ju eshte organizatori i ketij eventi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!