Shoferi ngatërron rrugën, Valverde te ndeshja Valencia- Real…
● Katër skuadra Spanjolle në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës. Sot Valencia- Real Madrid (20:00). Nesër Barcelona- Atletiko- Madrid (20:00)
Ngjet edhe kështu. Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde dhe kapiteni Serxhio Buskets, teksa ishin nisur për të asistuar në konferencën për shtyp, janë dërguar gabimisht gjetkë…
Seanca ka filluar vonë sepse Valverde dhe Buskets, të cilët po udhëtonin në një furgon të veçantë, kanë shkuar në stadiumin ku do të luhet Real Madrid-Valencia.
Skuadra e Barcelonës ishte në qendrën stërvitore dhe priste teknikun…
Një keqkuptim me shoferin që ndryshoi planet e parashikuara nga kampi blaugrana. Më në fund, Valverde u shfaq pas stërvitjes duke dhënë shpjegimet e rastit.