Liverpul, llogari e hapur me javën…

Sot në 21:00, Liverpul pret në shtëpi Shefild Utd për javën e 21-të të Premier League.
Ata kanë vendosur hegjemoninë në futbollin europian e botëror. Liverpul i Jurgen Klop, përpos fitimit të titullit Kampion Bote për Klube, (javën e shkuar në Katar) vijojnë të dominojnë në Premier Ligë. Sot në 21:00 do të presë në ‘Anfield’ Shefild Utd.
Takimi i vlefshëm për javën e 21-të ndërsa ‘motrat’ e luajtën pardje dhe dje. Por ‘Reds’-at, kanë edhe nje takim tjetër të prapambetur.
Ndërkaq, Klop ka deklaruar se ende nuk mendon titullin kampion. paçka se liverpulasit janë shkëputur 10 pikë nga Lesteri i vendit të dytë. Nëse fitojnë dy ndeshjet e prapambetura, atëherë i bie që Liverpul, të shkojë në +16 pikë…
Sot, skuadra pritet të kompozohet sërish si në përballjet e fundit. Shaqiri,sikundër Matip, Çamberlain, Fabinjo, Lovren ende në stol ndërkohë që Klop mund ti japë ndonjë minutë edhe lojtarit më të ri të Reds , Takumi Minamino.
‘Nuk është e mirë të luash çdo tri ditë. Më gëzon fakti që futbollistët e hedhur në fushë së fundi, kanë gjendje të mirë sportive, -tha Klop para tkimit të sotëm.
Formacioni i mundëshëm: Alison, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dajk, Robertson, Henderson, Vajnaldum, Lallana, Mane, Salah, Firmino.