Vjen zyrtarizimi, Ibra kuqezi

Zyrtarizohet Zlatan Ibrahimoviç te Milan. Sikundër ishte parashukiar, ‘Ibra’ dhe Milan kanë gjetur thuajse të gjithë obsionet që do ta mbajnë lidhur me fanelën me numër11-të kuqezi.

38 vjeçari, është parashikuar që në datën 2 janar, të kryejë vizitat mjeksore duke i hapur udhë angazhimit me skuadrën e Piolit.

Suedezi ishte pjesë e Los Anxheles Galaksi në MLS duke shënuar 53 gola në 58 takime shfira që konfirmojnë gjendjen optimale fizike dhe stilin e tij vrasës para porte.

Sakaq, sulmuesi kthehet të luajë për milanezët e Pilolit pas shtatë edicionëve. Me gjasë, kariera e Zlatan futbollist, mbyllet te Milan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!