E rrallë, Ibra me fanelë ‘portieri’

Ibrahimoviç nuk habit vetëm me moshën 38 vjeçare që kërkon lavdinë e dytë te Milan.

Për suedezin me origjinë boshnjake, pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i ‘Djallit’, problem mbetet numri i ri në fanelë.

Të preferuarat janë 9-ta ose 11-ta, por te skuadra milaneze, ato mbahen nga Piatek dhe Borini.

Rregulli në Seria A është unik, nëse dikush e ka përdorur një numër gjatë sezonit, nuk mund të përdoret nga të tjerë gjatë edicionit. Në këto rrethana ka një hipotezë të çuditëshme.

Gjigandi i sulmit kuqezi, mund të mbajë mbi shpinë numrin 1. Por ky rast i rrallë për një futbollist që vrapon në fushë, mund të jetë vetëm ide pasi alternativa për numrin 21 është prezent.

Ndërkaq, Zlatan aktualisht në banesën e tij në Suedi, nuk do asistojë seancën e datës 30. Për lojtarin veteran, duket se gjithëçka lidhet me 2020-tën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!