Xhemaili: ‘Dua ta mbyll në Bolonja’
Kapiteni i Bolonjës Blerim Xhemaili, dëshiron të mbyllë karierën te kuqeblutë. Në mikrofonët e ‘Gazzetta dello Sport’, 33 vjeçari që luan sezonin e tretë te Bolonja tha:
‘Dua ta mbyll këtu karierën si futbollist. Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë në Skype me Mihaljoviç nga spitali.
Ishte 13 korriku dhe unë qava. Ai kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme për ne. Të gjithë afër me njëri-tjetrin, jemi më të fortë.
Vizita në spital pas Breshia-Bologna 3-4? Atje, duke shkuar tek spitali e ai (Mihajloviç) në dritare.
Të gjithë kuptuam sa e duam njëri-tjetrin“, tha tetovari me pasaportë zviceriane.