Tërbuni pa trajner, ikën Kernaja

Oltjion Kernaja shkarkohet nga posti i trajnerit te Tërbuni. Është vetë klubi verior i cili pasi ka parë që skuadra ka humbur jo vetëm ndeshjen e sotme ndaj Korabit 1-0, sheh që skuadra të rënditet në zonën e poshtme të klasifikimit të Kategorisë së Parë në Grupin A.

5 javë pa fitore, kanë mjaftuar që Kryetari i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, ndërsa njihet si pronari i klubit, të japë verdiktin final për teknikun.

Tërbuni me Kernajën në timon,u ngjit në Kategori të Parë si fitues i Grupit të Veriut dhe trofeut prestigjioz të Kategorisë së Dytë.

NJOFTIMI I BASHKISË

Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon GJONAJ, sapo ka vendosur shkarkimin nga detyra të trajnerit të ekipit “TËRBUNI” z.Oltion Kernaja. Vendimi i menjëhershëm i kreut të bashkisë, i cili është njëkohësisht dhe presidenti i ekipit “TËRBUNI” vjen pas humbjes me “KORABIN” e Peshkopisë. Gjatë javëve të fundit, përkundër trajtimit të plotë ekonomik pa asnjë mangësi, “TËRBUNI” ka pësuar pikiatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!