Ançeloti, largimi nga Napoli i pashmangshëm

Aspak determimant, asnjëherë nuk bëri diferencën.Karlo Ançeloti trajneri i Napolit, është një hap larg napolitanëve të cilët duket se i kanë dhënë rrugë ish-teknikut të Milanit, Realit,Çelësit etj.

De Laurentis nuk mund të presë gjatë. E projektuar për të rivalizuar Juven në Seria A, Napoli aktual, në duar të Ançelotit, ndihet prapa në arritje.

Edhe pse skuadra e ka hipotekuar kalimin nga grupi në Champions, ndërsa nesër pret Genkun e fundit në tabelë, barazimi me Udinezen, ka lënë shije të hidhur.

Sipas asaj që raportohet nga ‘Sky’, Xhenaro Gatuzo është gati të mësyjë. Ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Milanit, duket favoriti kryesor ndërsa pas takimit të nesërm, në stolin e kaltër, mund të ketë zhvillime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!