Partizani shkëlqen dhe shkëputet në krye

Kategoria Superiore, java e 13-të. Partizani- Laçi 1-0 (Asani 26′)

Në ‘Elbasan Arena’, Partizani i Franko Lerdës bën hapin e madh në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Në përballjen me Laçin, të kuqtë, kanë dominuar për gjatë gjithë takimit duke shënuar një gol e ruajtur kontrollin e lojës.

Moduli fitues i Lerdës, u pa që me masat mbrojtëse teksa kishte planifikuar një markim ekstra për Nuabuezen. Sulmuesin më të rrezikshëm të bardhezinjëve.

Nga ana e tij Laçi me Fangaj (kartonë) dhe Gjoni (në rekuperim) të pamundur për të qënë në fushë, e pati të vështirë të komportohet.

Një dorë negative për planet e Cungut, dhanë edhe mesfushorët që si kurrë në këtë sezon, lanë hapsira, qëndruan larg kundërshtarit e gabuan në ndërtim.

Goli i Asanit, përtej meritës së Partizanit, figuroi një gabim trashanik në qëndër të prapavijes aty ku shumë fanela bardhezi, hezitojnë të largojnë topin.

Më tej Partizani vijoji të kontrollojë e të rrezikojë. Trashi në superformë dhe Asani që përshtjellon në afersi të zonës.

Në fund të pjesës së parë Xhixha humbi një rast ideal për të barazuar, Hoxha bën mjeshtrin e portës duke evituar rrezikun.

Ngulmimi i kurbiansëve në fund të ndeshjes, nuk dha fryte dhe Lerda me skuadrën kampione në fuqi, sheh të shkëputet nga ndjekësit me 4 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!