Ançeloti, pranoj gabimet në fushë, jo VAR-it
Napoli- Atalanta (2-2) në fund të tetorit, është kthyer sërish në vemendje.
Në një takim konsultues me teknikat bashkëkohore të specialistëve dhe në prani të shumë trajnerëve të Seria A e B, Karlo Ançeloti , trajneri i Napolit, ka folur gjërë e gjatëë.
Kryesisht është ndalur të roli i arbitrit në fushë dhe atë që ofron sistemi VAR.
“Jam dakort me vendimin e arbitrit në fushë por kurrësesi me atë që rekomandon VAR. Duhet hequr shprehja që vjen nga VAR, për mua është penallti apo hofsajt.
Ata që udhëzojnë nga dhoma e sistemit të teknollogjisë janë nën nivelin e gjyqtarëve më të mirë që ka Italia’- ka thënë ndër të tjera Ançeloti.