Shtyhet testi i ‘Arenës Kombëtare’ Vllaznia- Apolonia ‘pret’

‘Ku ka zë nuk është pa gjë’, thotë një shprehje popullore. Dilemat me ‘gati Po apo gati Jo’, të stadiumit të ri Kombëtar, marrin një përgjigje negative për publikun sportiv.

Në një deklaratë publike, FSHF, njoftoi se ndeshja e femrave e etiketuar si testuese e impiantit të ri, është shtyrë për më vonë nga sa ishte parashikuar.

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

 Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!