Feronikeli, tri pikë në limite…

Ipko: Vushtrria- Feronikeli 0-1

Feronikeli më në fund kthehet te fitorja. U desh takimi në fushën e Vushtrrisë debutuese për të marrë tri pikë ‘kthese’.

Në fakt takimi i luajtur sot për javën e11-të të Ipko-s, u vendos në minutën e 93-të dhe heroi i drenasëve ishte Besmir Bojku.

Kampionët, patën nën kontroll takimin, madje pretenduan edhe një gol tjetër gjatë lojes por fitorja në fund, duket se ul tensionin. Edhe vendasit pretenduan një penallti.

Pas kësaj fitorjeje, Feronikeli arrin në kuotën e 19 pikëve. Nesër një super ndeshje në program. Ajo mes Gjilanit kryesues të Mezanit dhe Llapit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!