Shkëndija në krizë, e mund në shtëpi Akademija…
Nis me humbje aventura e Gjokës në krye të Shkëndijës së Tetovës.
Sot, skuadra kuqezi, pësoi një gol në shtesën e pjesës së parë nga Maslek dhe me gjithë epërsinë e ushtruar në 90′, formacioni i Gjokës, nuk mundi të mbërrijë te goli.
Pas kësaj humbjeje me Akademija Pandev, Shkëndija largohet shumë nga kreu dhe për Ernest Gjokën që mori pak ditë më parë timonin, del një punë e madhe për të rikthyer besimin dhe rezultatet pozitive…